
Nënkryetari i degës së ASH-së dhe ish kandidati për kryetar komune në Tetovë, Vullnet Murseli përmes një postimi në profilin e tij në FB ka uruar Kosovën dhe kosovarët për ditën më të lavdishme të historisë së saj 14 vjetorin e pavarsisë, shkruan Top24.
Ndryshe Murseli dhe familja e tij gjatë luftës së Kosovës kanë qenë një nga mbështetësit më të mëdhenj të luftës në Kosovë sidhe kanë ndihmuar refugjatët kosovarë gjatë qëndrimit në Maqedoni



