
I pyetur nga gazetarja e BBC-së, Sarah Rainsford për presionin nga disa vende evropiane, të cilët gjithashtu dëshirojnë të mbanin Ukrainën jashtë NATO-s, Zelensky përgjigjet “Ne nuk mund të mbyllim sytë… dhe të themi se është vetëm Rusia që nuk na dëshiron atje. Nuk është e vërtetë”.
Presidenti gjithashtu përjashton çdo referendum kombëtar për anëtarësimin në NATO, duke thënë se dëshira e Ukrainës për të qenë anëtare është e shkruar tashmë në kushtetutën e vendit.
Zelensky gjithashtu akuzon Rusinë për nxitjen e një krize për çështjen e anëtarësimit në NATO “për të justifikuar të qenit në kufi … se ata gjoja po mbrojnë sovranitetin e tyre … të gjitha këto janë informacione të shtrembëruara”.
Ai shton se “disa vende të BE-së luajnë së bashku me Rusinë… gjë që është e gabuar”.
Ndryshe, separatistët rusë kanë sulmuar sot një kopsht të fëmijëve në rajonin e Luhansk, por që fatmirësisht nuk ka viktima.



