
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare të Preshevës, Ragmi Mustafa përmes një postimi në profilin e tij në Fb ka uruar !4 vjetorine pavarsisë së Kosovës, shkruan Top24.
“Ëndrrën bashkërisht e bëmë realitet. Për të mbërritur deri te festa e madhe e pavarësisë së Kosovës, të gjithë shqiptarët së bashku punuan dhe sakrifikuan shumë. Sot kujtojmë presidentin Thaçi, komandantin Adem Jashari, gjithë komandantët, ushtarët, luftëtarët dhe heronjtë e Lirisë së Kosovës. Vizionin e përbashkët universal për liri dhe demokraci të Kosovës, e realizuam bashkërisht, me unitet të qëndrueshëm politik dhe qytetarë. Republika e Kosovës është një tregim i suksesshëm me të cilin krenohemi të gjithë por edhe miqtë tanë. Në vitin e 14 të pavarësisë Kosova ka shënuar suksese të njëpasnjëshme në rrafshin politik, diplomatik, dhe atë të zhvillimit ekonomik.” shkruan Mustafa përcjellë Top24.



