Partia maqedonase në pushtet LSDM, nëpërmjet një kumtese për media thotë se kryetarët e komunës së OBRM-PDUKM-së nuk kanë punuar asgjë në 100 ditët e para të mandatit.
Nga kjo parti thonë se qytetarët janë dëshmitarë për siç thonë, partizimin e komunave.
“Ata trashëguan buxhete të plota dhe një sërë projektesh të nisura nga pushtetet e mëparshme vendore dhe ato të mbështetura nga pushteti qendror, por nuk realizuan asgjë. Danela Arsovska është shembulli i parë i papunësisë dhe paaftësisë. Ajo nuk bëri asgjë për tre muaj, përveçse rrafshoi pusetën dhe vendosi tualete të lëvizshme dhe u deklarua e paaftë për gjithçka tjetër”, thonë nga LSDM.


