LajmeRajonTopLajm

Osmani priti në takim ambasadorin gjerman Jörn Rohde, pranoi urimet për 14-vjetorin e pavarësisë së Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Gjermanisë, Jörn Rohde, me ç’rast ka pranuar urimet për 14-vjetorin e pavarësisë.

Në një komunikatë për media të zyrës së presidentes, bëhet e ditur se ambasadori Rhode ia ka dorëzuar presidentes Osmani telegramin e urimit të presidentit gjerman Frank-Walter Steinmeier, për 14-vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Osmani e ka falënderuar ambasadorin gjerman për mbështetjen e vazhdueshme të shtetit gjerman ndaj Kosovës.

Në takim është biseduar për situatën e përgjithshme në vend dhe rajon. Palët diskutuan edhe për punën e institucioneve të Kosovës të cilat kanë realizuar reforma përmbajtjesore në fushën e sundimit të ligjit.

Ambasadori Rohde ka vlerësuar përparimin e dukshëm në luftën kundër korrupsionit.

U diskutua se me parametra të tillë, të cilët ndihmojnë në forcimin e rendit dhe të ligjit, krijohen kushte për investitorë të jashtëm.

Related Articles

Back to top button
Close
Close