EkonomiLajme

Pse Dogecoin është kriptomonedha më e preferuar e Elon Musk?

Në korrik të vitit 2021, CEO i Teslas, Elon Musk, konfirmoi publikisht gjatë një konference se zotëron disa kriptovaluta, si Bitcoin, Ethereum dhe Dogecoin, por ai e ka favorizuar vazhdimisht këtë të fundit në intervista dhe mesazhe në mediat sociale.

Sipërmarrësi 50-vjeçar shpjegoi arsyen kryesore pse e mbështet Dogecoin pasi në të kaluarën bashkëpunoi me zhvilluesit e tij.

“Shumë njerëz me të cilët fola në linjat e prodhimit në Tesla ose me ata në ndërtimin e raketave të SpaceX më deklaruan se posedonin Doge”, pohoi Musk, transmeton Telegrafi.

“Ata nuk janë ekspertë financiarë apo teknologë të Silicon Valley. Kjo është arsyeja pse vendosa të mbështes Doge – dukej si kriptoma e njerëzve”, raporton marca.

Në maj të vitit 2021, Musk nuk hezitoi të bënte shaka se Dogecoin mund të bëhet në të vërtetë një monedhë rezervë në të ardhmen.

“Çështja është se Dogecoin u shpik si një shaka, në thelb për të tallur kriptomonedhën”, tha ai për TMZ.

“Fati e do ironinë. Cili do të ishte rezultati më ironik? Monedha që filloi si shaka në fakt bëhet valuta e vërtetë. Në hënë!”, shtoi ai.

Related Articles

Back to top button
Close
Close