
Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së ka propozuar rritje për 20 % të të gjitha llojet e pensioneve. Deri në Kuvend parashtruar Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për Sigurim Pensional dhe Invalidor, me procedurë të shkurtër, me të cilin parashihet rritje që nga prilli i vitit 2022.Koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së në Kuvend, Nikolla Micevski, deklaroi se duhet të sigurohet rritje e pensioneve duke e pasur parasysh rritjen e çmimeve të disa produkteve dhe energjisë elektrike, si dhe nevojën për përmirësim të standardit jetësor të qytetarëve më të vjetër.
“Ky propozim- ligj parasheh rritje të pensioneve për 20 % nga prilli i vitit 2022. Duke e pasur parasysh rritjen e çmimeve të disa produkteve dhe energjisë elektrike, gjëra të cilat janë jetike për pensionistët si dhe nevoja për përmirësim të standardit jetësor, vlerësojmë se duhet të sigurohet rritje e pensionit të moshës, por edhe të të gjithë llojeve të tjera të pensioneve. Çdo pensionist ka të drejtë të jetojë jetë të denjë me mjete të mjaftueshme që t’i mbulojë harxhimet bazë për ushqim, ngrohje, barna e kështu me radhë”, tha Nikolla Micevski, VMRO –DPMNE.



