Kanadaja akordon paketën e ndihmës për Ukrainën/ Zelensky: Jetike për mbrojtjen ajrore

Kanadaja do t’i ofrojë Ukrainës një paketë të rëndësishme për mbrojtjen ajrore, si dhe mbështetje për sektorin e energjisë, bëri të ditur presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky përpara takimit me kryeministrin kanadez Mark Carney.

Kjo është një paketë shumë e rëndësishme në fushën e mbrojtjes ajrore. Është jetike”,deklaroi Zelensky, pa dhënë detaje mbi përmbajtjen e saj.

Kanadaja ka premtuar gjithsej 25.5 miliardë dollarë kanadezë ndihmë për Ukrainën që nga pushtimi rus në shkurt 2022, prej të cilave 8.5 miliardë dollarë janë ndihmë ushtarake.

Mbështetja vjen në një moment kur Ukraina po përballet me mungesë të raketave Patriot të prodhuara në SHBA, ndërsa Rusia ka intensifikuar sulmet e saj.Kryeministri Mark Carney premtoi gjithashtu më shumë ndihmë për Kievin, si dhe mbështetje për përpjekjet e Ukrainës për anëtarësim në NATO dhe Bashkimin Evropian. Mbrojtja ajrore dhe përgatitjet për dimër janë në fokusin kryesor të vizitës së Zelenskyt në Kanada.