LajmeMaqedoniTopLajm

“Situata me Covid-19 është edhe më e rëndë sesa duket” Cana: Qytetarët që dalin pozitiv me teste të shpejta nuk paraqiten

Qytetarët që rezultojnë pozitiv me Covid-19 me testet që i realizojnë në shtëpi, nuk tregojnë dhe nuk regjistrohen si të infektuar. Shifrat e të infektuarve të dhëna nga Instituti i Shëndetit Publik nuk janë reale, situata është edhe më e keqe.  Kështu deklaroi infektologu Fadil Cana në emisionin “Click Plus” në TV21. Cana shton se numrat e personave pozitiv që dalin në nivel ditor janë vetëm raste që ka arritur të detektojë Instituti i Shëndetit Publik dhe se ka edhe më shumë të infektuar.

“Unë do të thoja se nuk janë reale, janë numra te të cilat arrin Instituti, aty ku janë paraqitur. Realiteti është krejt ndryshe, është më i ashpër, mendoj se ka shumë qytetarë të cilët janë të infektuar dhe me testet që i blejnë në barnatore, diagnostikohen, mirëpo atë nuk e paraqesin askund”,Fadil Cana, anëtar i KSI. 

Shpëtimi i vetëm nga virusi korona është vaksinimi thotë infektologu Cana, ndërkaq mjeku Zllate Mehmedoviq tha se vaksinimi nuk po shkon sipas dinamikës së paraparë. Ai thotë se Komisioni për sëmundje ngjitëse do të angazhohet për të realizuar fushatë për rritjen e imunizimit dhe se certifikatat për vaksina do të vazhdojnë të jenë në fuqi gjatë hyrjes në disa ambiente të mbyllura.

“Vaksinimi duhej të ishte sprint, për fat te keq te ne doli se është maratonë. Duhej ta vraponim shpejt dhe të arrijmë përqindjen shpejt për imunitet kolektiv,  që duhej të ishte mbi 70%. Disa vende arritën që ta bëjnë atë, megjithatë e arritën me një fushatë të fortë e cila është e centralizuar e cila realizohej atje, me qëllim që t’i shpjegohet qytetarëve se beneficioni është i rëndësishëm dhe se vaksinat janë të sigurta”, Zllate Mehmedoviq, zëdhënës i KSI.

Zëdhënësi i Komisionit për Sëmundje Infektive Dr.Zllate Mehmedovi dhe infektologu Fadil Cana paralajmëruar ndryshim të metodologjisë për personat që ndërrojnë jetë nga Covid-19, por thonë se ende nuk e kanë definuar se si do të jetë. Njëherit informuan se Ministria e Shëndetësisë është në bisedime për të siguruar ilaçin për virusin corona nga kompania Pfizer.

Related Articles

Back to top button
Close
Close