LajmeRajonTopLajm

Albin Kurti 3 mijë e 749 euro për karburante mars-dhjetor të vitit 2021

Deputetët e Kuvendit të Kosovës përveç pagës së tyre morën edhe para nga buxheti i shtetit për të paguar derivatet për rrugëtimin e tyre deri në seancat e Kuvendit të Kosovës. Kjo ngjalli reagim të shumta madje po kërkohet edhe dorëheqja e tyre dhe kthimi i parave në buxhetin e shtetit.

Mirëpo sa ka shpenzuar kryeministri, Albin Kurti për derivate nga koha që erdhi në pushtet.

I pari i ekzekutivit ka shpenzuar hiq më pak se 3 mijë e 749 euro për karburante në periudhën mars-dhjetor të vitit 2021.

Kjo në bazë të shpenzimeve që Gazeta Infokus ka siguruar nga Zyra e Kryeministrit.

Derisa shpenzimet e gjithë kabinetit të Kurtit në karburante arrijnë shifrën 5 mijë e 780 euro.

Këto derivate për vetura janë shpenzuar vetëm nga këshilltarët dhe stafi përcjellës,  në vlerë prej 2 mijë e 31 euro./Gazeta Infokus/

Related Articles

Back to top button
Close
Close