
Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali sot ka takuar drejtorin e Bankës Botërore, Massimiliano Paolucci, me të cilin Sali diskutoi menaxhimin e krizës shëndetsore e shkaktuar nga Koronavirusi sidhe forcimin e kapaciteteve të sistemit shkruan TOP24.
Ministri Sali në profilin e tij në FB më tej shkruan “Mirënjohje për mbështetjen e deritanishme të Bankës Botërore në realizimin e projekteve vijuese, përfshirë reformën në kujdesin e shëndetësisë primare për zhvillimin e një modeli për ndryshime sistemore, me qëllim të përforcimit MSHP-së. U dakorduam për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit dhe realizimin e aktiviteteve për përmirësimin e sistemit shëndetësor.” TOP24



