LajmeRajonTopLajm

Jeton në Prishtinë dhe s’ka veturë: Deputetja “supermene” e VV-së shpenzoi 810 euro naftë për dy muaj

Deputetja e Vetëvendosjes, Yllëza Hoti, po del të ketë shpenzuar 810 euro për karburante për vetëm dy muaj nga paratë e shtetit.

Këto shpenzime ajo i ka bërë për të shkuar në punë (Kuvendin e Kosovës), shkruan lajmi.net.

Por, nuk dihet se si i ka bërë gjithë këto shpenzime Hoti pasi që në profilin e saj në Facebook figuron se ajo jeton në Prishtinë, ndonëse është me prejardhje nga Prizreni.

Këto shpenzime siç janë publikuar nga Kanal10 ajo i ka bërë gjatë muajve nëntor dhjetor.

Fakt tjetër interesant dhe kontravers është fakti se ajo nuk ka fare veturë të deklaruar në pronësi të saj në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close