
Një banor i Bogovinës në adres të portalit TOP24 ka nisur disa fotografi nga borëpastruesja e komunës gjatë pastrimit të borës në fshatrat e komunës së Bogovinës.
Në komentin e dërguar banori shprehet që gjatë pastrimit të borës nuk është hedhur krypë e cila do të pengonte ngrirjen e rrugës kur kemi parasyshe se nga fshtrat e malësisë tani më kemi nxënës të cilët udhëtojnë për në shkolla të mesme e me çka mos mirëmbajtja e rrugës me kryp mund të jetë fatale për këtë pjesë të malësisë, thotë banori përcjellë TOP24.
Ndryshe kryetari i komunës së Bogovinës, Besnik Emshiu në profilin e tij në FB ka publikuar foto gjatë pastrimit të borës që përkojnë të jenë identike me ata të cilat janë dërguar në redaksinë e TOP24.







