LajmeRajon

Momenti i arrestimit të kameramanit në zyrat e ndërmarrjes “AgroKosova Holding”

Agjencia Kosovare e Privatizimit nën asistimin e Policisë së Kosovës kanë shkuar në zyrat e Ndërmarrjes “AgroKosova Holding”, me ç’rast kanë marrë nën administrim këtë ndërmarrje.

Gjatë kësaj periudhe është arrestuar kameramani i agjencisë së lajmeve, Ekonomia Online, Albion Selitaj, në kohën që ai po bënte detyrën e tij.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe Asociacioni i gazetarëve të Kosovës.

“AGK-ja e dënon ashpër sjelljen joprofesionale të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, dhe kërkon lirimin e menjëhershëm të tij”, thuhet në reagim. /Telegrafi/

Related Articles

Back to top button
Close
Close