
Ky sistem i mbrojtjes me laser i Izraelit ka mjaft përparësi, përfshi edhe mundësinë e ndalimit efektiv të kërcënimeve me rreze të gjatë në lartësi të mëdha pa marrë parasysh kushtet atmosferike në hapësira të gjera territori, pa përjashtuar koston e ulët në krahasim me predha konvencionale, transmeton Gazeta Metro.
Derisa Izraeli po përballet me kërcënimin në rrite nga salvo të raketave armiqësore si dhe predha balistike të Iranit, tani ky sistem i ri sistemit të mbrojtjes me laser është tema kryesore.
“Kjo do të na mundësojë ndër vite që të rrethojmë Izraelin me një mur laserësh që do të na mborjnë nga predhat, raketat, dronet dhe kërcënime të tjera” ka thënë ai në një konferencë të organizuar nga universiteti i Tel Aviv.
Zyrtarë të mbrojtjes së Izraelit kanë thënë rishtas se sistemi nuk do të jetë aktiv edhe disa vite, por kryeministri izraelit Bennet si duket e ka përshpejtuar afatin.
Izraeli e konsideron programin bërthamor të Iranit si kërcënimin kryesor dhe megjithëse republika fanatike islamike ka mohuar vazhdimisht se ka synim zhvillimin e armatimit bërthamor, tensionet janë shtuar derisa Perëndimi synon që të vazhdojë bisedimet për të ringjallur marrëveshjen bërthamore që i kufizon Iranit programin bërthamor.
Republika islamike po vazhdon njëkohësisht të zhvillojë kapacitetet e prodhimit të predhave balistike që kanë kapacitetin e bartjes së kokave bërthamore, e që do të ju duheshin më pak se 15 minuta të godisnin Izraelin.
Irani tashmë posedon disa raketa që mund të arrijnë në territorin izraelit përfshi Khoramshahr 2 me rreze deri në 2 mijë kilometra dhe Shahab-3.
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit e kanë pranuar se kërcënimi i raketave konvencionale të Iranit janë shqetësim i madh për Izraelin, përkundër shumë shtresave të mbrojtjes kundërajrore të tyre, ata ka mundësi që nuk do të mund të përballojnë me sulme të shpeshta me predha të nisura nga Irani dhe grupet e tyre aleate si Hezbollah në Liban apo paramilitarët shiit në Irak.
Grupet terroriste në Rripin e Gazës, si Hamas dhe Xhihadi Islamik Palestinez tashmë kanë testuar kapacitetin e Mburojës së Çeliktë të Izraelit për t’u ballafaquar me barazhe intensive në majin e vitit të kaluar ku u panë mbi 4 mijë raketa, predha dhe mortaja të nisura nga grupi.
Pas këtij raundi të dhunës vitin e kaluar, i njohur si Operacioni Rojet e mureve, zyrtarët e ushtrisë izraelite i nxisnin prodhuesit të përshpejtojnë punën e tyre sisteme dhe të kenë së paku një prej në operim deri në mesin e 2022’s.
Sipas një raporti të gazetës izraelit Haaretz, tre sistem të tjera do të dorëzohen deri me 2024’n. Të katër sistemet pritet të dislokohen së pari në jug të Izraelit.
Derisa sistemet raketore mbrojtëse të Mburojës së Çeliktë janë shumë të shtrenjta, ndërsa raketat e lëshuara nga Gaza janë një copëz e vlerës së atyre në Izrael.
Sistemi i laserëve në anën tjetër do të kushtojë pak dollarë për një puls./gazetametro.net



