Kryeministri Albin Kurti ka thënë se është mërzitur nga vdekja e presidentit të Parlamentit Evropian David Sassoli

Ai tha se Sassoli ka qenë një mik i Kosovës dhe një njeri që ka përcjellë më së miri vlerat evropiane në institucionet evropiane.

“Jemi mërzitur kur morëm lajmin për vdekjen e David Sassoli, presidentit të Parlamentit Evropian, mikut të Kosovës dhe njeriut që vërtet solli vlerat evropiane në institucionet evropiane. Do të na mungojë jashtëzakonisht shumë”, ka shkruar Kurti në Twitter.