Kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, pret që kandidati i partisë së tij të fitojë në zgjedhjet e parakohshme për kryetar të Komunës së Bërvenicës.
“Sigurisht që VMRO-DPMNE pret që kandidati i saj të fitojë në zgjedhje”, deklaroi Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas vënies në përdorim të impiantit të ri kogjenerues të kompanisë “Tesa Energy”.
VMRO-DPMNE njoftoi mbrëmë se kandidati i saj për kryetar të Bërvenicës është Stojanço Radiçevski. Ndërkohë, partneri i koalicionit VLEN njoftoi dje se kandidati i tij për këtë post është Jakup Huseini.
Zgjedhjet e parakohshme në Komunën e Bërvenicës janë shpallur pas vdekjes së papritur të kryetarit të komunës, Jovica Ilievski.


