Në moshën 37-vjeçare ka ndërruar jetë aktori i Teatrit Shqiptar të Shkupit, Hajrullah Ramizi.
Lajmin për ndarjen nga jeta e kanë bërë Teatri Shqiptar i Shkupit, nëpërmjet një njoftimi në Facebook.
Teatri ka shprehur ngushëllime deri te familjarët e të ndjerit dhe ka përmendur projektet në të cilat ka marrë pjesë aktori tashmë i ndjerë.
Përveç se në Teatër, aktori ka qenë aktiv edhe në filma.
Kjo është humbja e dytë e Teatrit të Shkupit në pak muaj, pas humbjes së Luran Ahmetit.
TV21 ju shpreh ngushëllime familjarëve dhe komunitetit artistik.
Njoftimi i plotë i Teatrit Shqiptar të Shkupit:
Me pikëllim të thellë ndajmë me ju lajmin e zi për ndarjen e hershme nga jeta të kolegut tonë Hajrullah Ramizi