Gashi: Integrimi Europian nuk është vetëm përmbushje e ligjeve por një standardi më të mirë për jetë

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, gjatë fjalimit të tij në Forumin Qytetar që po zhvillohet në Shkup, me praninë e eurodeputetëve, theksoi se integrimi në Bashkimin Evropian mbetet prioritet për Maqedoninë e Veriut dhe se integrimi në BE nuk është vetëm përmbushje e ligjeve dhe kushteve të kapitujve, por edhe një jetë më e mirë, standard më i mirë për qytetarët, punë dhe paga më të dinjitetshme, si dhe një shoqëri për të gjithë, shkruan Top24.

Gashi theksoi se zëri i qytetarëve është shumë i rëndësishëm dhe se vërejtjet e tyre janë të rëndësishme. Ai tha se agjenda evropiane nuk duhet të jetë vetëm agjendë institucionale, por edhe agjendë qytetare.