LajmeMaqedoniTopLajm

Kosova në heshtje zgjedhore/ Beteja më e fortë të dielën në Prishtinë dhe Prizren

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka shpërndarë materialin kryesor për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale që do të mbahet këtë të dielë në 21 komuna.

Zëdhënësi Valmir Elezi bën të ditur se janë vënë në dispozicion 80 ekipe të lëvizshme për rreth 2 mijë e 500 persona me nevoja të veçanta që ushtrojnë të drejtën e votës gjatë ditës së sotme.

Subjektet politike përmbyllen fushatën pesëditore të premten. Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike u përqendruan në kryeqytet, aty ku është edhe beteja më e fortë.

Lëvizja Vetëvendosje rikandidon në 12 komuna, Lidhja Demokratike e Kosovës në 9 të tilla, Partia Demokratike e Kosovës në 8 ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në 5.

Në raundin e parë të zgjedhjeve lokale që u mbajt më 17 tetor, u zgjodhën kryetarët e 17 komunave.

Related Articles

Back to top button
Close
Close