SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova, në rrugë për kulturë drejt Kroacisë

Ambasadorët e kulturës tetovare nisen drejt Velikë Gorices për një koncert të përbashkët.

Anëtarët e SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova janë nisur drejt Velikë Gorices në Kroaci, ku do të marrin pjesë në një aktivitet të përbashkët kulturor dhe artistik.

Ky udhëtim përfaqëson një tjetër mundësi për promovimin e kulturës, traditës dhe vlerave artistike shqiptare përtej kufijve, si dhe për forcimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimit kulturor ndërmjet komuniteteve.

Me këtë pjesëmarrje, SHKASH “Xheladin Zeqiri” vazhdon misionin e saj në ruajtjen, kultivimin dhe prezantimin e trashëgimisë kulturore, duke dëshmuar se arti dhe kultura janë ura që bashkojnë njerëzit dhe popujt.
Tetova udhëton me kulturën e saj!