
Bexheti: “Gjatë kohës time kam bërë plan urbanistik për Kodrën e Diellit. Atë planprogram e kam gati. Duhet të rregullohen parkingjet, çdo pjesë të mbulohet me villa të vogla dhe hotele, për shkak qe të zhvillohen bizneset e vogla.
Ndërsa teleferikun nuk e premtoj pa partneritet privat.”
Murseli: “Me ardhjen time ne do të realizojmë planin urbanistik, i cili përfshin: ndërtimin e hoteleve të reja, pushimoreve, parcelave për villa, gjithashtu këtu bën pjesë edhe teleferiku Lisec – Kodra e Diellit.
Teleferiku duhet të përfshihet si transport publik, dmth është pjesë e pushtetit lokal.”
Kasami: “Kemi plan konkret nga instituti italiano-slloven. Garantojmë që në vitin e parë do miratohet plani urbanistik. Do rregullohet problemi i ndërtimeve pa leje.
Sa i përket teleferikut, pushteti lokal nuk ka kapacitet, këtë duhet ta bëjë pushteti qendror.” Përcjell /TOP24/



