Ministri i Ambijentit Jetësorë dhe Planifikimit Hapsinor, Muhamet Hoxha sot kapritur në takim homologun e tij nga Tirana z. Sofjan Jaupaj, ministër i Mjedisit të Republikës së Shqipërisë, i cili po qëndron në Shkup me rastin e pjesëmarrjes në Takimin Ndërrajonal të kryenegociatorëve dhe përfaqësuesve të lartë përgjegjës për integrimin evropian me të cilin Hoxha ndau vizionin për një rajon të qëndrueshëm dhe një të ardhme evropiane, shkruan Top24
Postimi i plotë:
Kënaqësi të mirëpres në takim z. Sofjan Jaupaj, ministër i Mjedisit të Republikës së Shqipërisë, i cili po qëndron në Shkup me rastin e pjesëmarrjes në Takimin Ndërrajonal të kryenegociatorëve dhe përfaqësuesve të lartë përgjegjës për integrimin evropian.
Biseduam për përgjegjësinë tonë të përbashkët ndaj mbrojtjes së pasurisë natyrore dhe kulturore, e cila na detyron në një bashkëpunim edhe më të fortë.
Vazhdojmë me hapa dhe nisma konkrete, duke ndarë vizionin për një rajon të qëndrueshëm dhe një të ardhme evropiane.


