LajmeMaqedoniTopLajm

Nuredin Deari: Bujqit e Tetovës nuk do të kenë nevojë për laboratorët e Shkupit së shpejti do i kenë në UT

Udhëheqësi i njësisë rajonale të ministrisë së bujqësisë në Tetovë Nuredin Deari së bashku me ministrin e bujqësisë pylltarisë dhe ekonomisë së ujrave Arjanit Hoxha kanë qëndruar në Univerzitetin e Tetovës gjegjësisht fakultetin e teknologjisë ushqimore dhe të ushqyerit në këtë universitet Deari dhe Hoxha kanë promovuar mbështetjen financiare në vlerën prej 200 mijë euro nga programi për zhvillim rural për vitin 2021, shkruan TOP24.

Sipas Dearit me këto mjete fermerët e Pollogut nuk do të kenë nevojë për laboratorët e Shkupit por do ti kenë në Tetovë. TOP24

Postimi i Nuredin Dearit ⬇️

Deri më tani, fermerët nga rajoni i Pollogut duhej të sillnin mostrat e tyre për analiza laboratorike në Shkup. Ata së shpejti do ta bëjnë këtë në laboratorin e Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit në Universitetin e Tetovës, i cili mori mbështetje financiare me vlerë prej rreth 200,000 euro nga Programi për Zhvillim Rural për vitin 2021.

Me këto mjete financiare ne mundësuam furnizimin me pajisje të laboratorit ekzistues për rritjen e kapaciteteve laboratorike për kontrollin e produkteve ushqimore. Janë blerë instrumente të reja për zbulimin automatik të bakterieve patogjene në mostrat e ushqimit dhe në sipërfaqe, numërues të qelizave somatike në mostrat e qumështit të papërpunuar, aparate për përcaktimin sasior dhe cilësor të mikotoksinave, si dhe pajisje demonstruese për studentët e bujqësisë.

Me të vërtet ndjehem krenar për këtë arritje që e bëmë së bashku me Universitetin e Tetovës, dhe që është në interes të fermerëve nga ky rajon. Ne kemi arritur qëllimin tonë për të përmbushur standardet evropiane në cilësinë e ushqimit, sistemet e kontrollit të shëndetit dhe sigurisë. /TOP24

Related Articles

Back to top button
Close
Close