
Shkalla e inflacionit mund të arrijë deri në 5 përqind deri në fund të vitit, duke pasur parasysh rritjen e çmimeve të shitjes me pakicë. Akademiku Abdylmenf Bexheti thotë se masat duhet të krijohen me kujdes në mënyrë që qytetarët të mos e ndiejnë rritjen e çmimeve. Në fillim, duhet menduar për ndryshimin e modelit për subvencione në bujqësi, sepse 130 milionë euro jepen në vit, dhe rezultatet në prodhim nuk janë në nivelin e dëshiruar.
Banka Popullore ka mekanizma se si të ndërhyhet me kohë që të mund ta mbajë normën e inflacionit deri në 2.7 për qind, thotë akademiku Taki Fiti.
Disa vende në botë tashmë kanë filluar të ndiejnë goditjet e krizës energjetike. Libani është pa energji elektrike për ditën e dytë për shkak të mungesës së karburantit në termocentrale, Kina ka filluar me kufizimet e energjisë elektrike për amvisëritë. Gjatë javës së ardhshme, BE do të shpalos plan për shpëtim nga kjo krizë. Skenari më i keq është që të paktën tre milionë evropianë mund të mbeten pa ngrohje këtë dimër për shkak të mungesës së energjisë elektrike.



