Koreja e Veriut ka testuar një sistem të ri armësh me shpejtësi të lartë, i cili pritet të vihet në dispozicion të marinës së vendit gjatë vitit të ardhshëm, transmeton Anadolu.
Sipas raportit të Agjencisë Qendrore Koreane e Lajmeve (KCNA), testimi i këtij sistemi të ri armësh, i zhvilluar bashkërisht nga institutet shkencore kërkimore të mbrojtjes në Phenian, u krye të hënën në Detin Lindor.
Akademia e Shkencave të Mbrojtjes, Administrata e Raketave dhe Byroja e Kërkimeve për Armët Torpeduese verifikuan efektivitetin luftarak të kësaj arme.
Testimi është pjesë e aktiviteteve të detyrueshme të instituteve shkencore të mbrojtjes, me synim avancimin e teknologjisë së sistemeve të armatimit.
Marina ushtarake e Koresë së Veriut pritet të pajiset me këtë sistem armësh që nga fillimi i vitit 2027.
Testimi i fundit u zhvillua vetëm disa ditë pasi Koreja e Veriut lëshoi rreth një duzinë raketash balistike drejt Detit Lindor dhe kreu një tjetër testim të kokave luftarake me bomba thërrmuese, të projektuara për raketat balistike taktike.


