
“Sot bashkë me kandidatët për këshilltarë komunal Faton Selami, Nurije Bajrami dhe Halid Matoshi zhvilluam një takim me kryesinë e Shoqatës së Personave me nevoja të veçanta të Tetovës. Në këtë takim, u garantova mbështetje e koordinim të vazhdueshëm gjatë qeverisjes sonë në Komunën e Tetovës. Ne do t’ju kushtojmë më tepër vëmendje sfidave për integrimin e tyre të plotë në vendimarrje dhe shoqëri. Përfaqësuesit e Shoqatës së Personave me nevoja të veçanta të Tetovës, më njohën me problematikat e tyre dhe më falënderuan për vëmendjen dhe bashkëbisedimin. Në përkrahje të tyre do të jem gjithmonë!”







