Kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti përmes një postimi në profilin e tij ka ndarë lajmin për se pjesa më e madhe e punimeve për rekonstruimin e Çarshisë tani më gjithëçka po shkon drejtë fundit. Mexhiti thekosi se kishin premtuar që Çarshisë ti kthehet shkëlqimi dhe se rezultati sot po shihet, shkruan Top24
“Në 1.567 m², kemi ndërhyrë nga nëntoka deri te pamja përfundimtare, në ujësjellës, kanalizim, rrjet elektrik dhe fibra optike, restaurim të kalldrëmit me gur travertin, ndriçim të ri tradicional dhe hapësira më të rregulluara për këmbësorët. Me mbi 28 milionë denarë investim, pas më shumë se pesë dekadash, Çarshia po ndryshon rrënjësisht duke ruajtur identitetin e saj.


