BotaLajme

Kompania Blue Origin e Jeff Bezos po përballet me pretendime për çështje të sigurisë

Autoriteti Federal i Aviacionit Amerikan (FAA) ka thënë se do të rishikojë shqetësimet e sigurisë të ngritura nga sinjalizuesit në Blue Origin, njëherësh kompania hapësinore e themeluesit të Amazon, Jeff Bezos.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, njoftimi vjen pasi 21 punëtorë të tanishëm dhe të mëparshëm pretenduan se kompanie kishte injoruar shqetësimet e sigurisë për të fituar avantazh në garën hapësinore.

Stafi gjithashtu u ankua për kulturë të seksizmit brenda kompanisë.

Blue Origin me këtë rast ka hedhur poshtë akuzat dhe tha se i qëndron rekordit të saj të sigurisë.

Punëtorët e udhëhequr nga ish-shefja e komunikimit të brendshëm të Blue Origin, Alexandra Abrams, i kanë bërë akuzat në një letër që iu dërgua FAA-s, para se të publikohej në faqen e internetit të lajmeve, Lioness.

Duke ngritur shqetësimet mbi standardin e raketës kryesore të kompanisë New Shepard, me të cilën Bezos udhëtoi në hapësirë në korrik, ata kanë shkruar: “Sipas mendimit të një inxhinieri që ka nënshkruar këtë tekst, ‘Blue Origin’ ka qenë me fat që asgjë nuk ka ndodhur deri më tani”.

Related Articles

Back to top button
Close
Close