ASH: 60 punësime në Spitalin e Kumanovës, asnjë shqiptar!

Aleanca për Shqiptarër përmes një reagimi ka denoncuar për diskriminim të shqiptarëve gjatë punësimit të kuadrit në spitalin e Kumanovës ku së fundmi janë pusuar 60 punonjës të ri dhe asnjë shqiptarë, shkruan Top24

60 punësime në Spitalin e Kumanovës, asnjë shqiptar!

60 vende pune, asnjë shqiptar! Ky është rezultati i politikave të VLEN-it dhe i heshtjes së tyre përballë diskriminimit në institucionet publike.

Ku janë ministrat e VLEN-it? Ku janë premtimet për përfaqësim të drejtë?

Për karriget e tyre në Qeveri bëjnë zhurmë, ndërsa për vendet e punës së shqiptarëve heshtin!

Ky është përfaqësimi që VLEN-i u premtoi shqiptarëve?