LajmeMaqedoni

Cërvenkovski: Nuk do ta barazoja Marrëveshjen e Prespës me Greqinë dhe Marrëveshjen e miqësisë dhe bashkëpunimit me Bullgarinë

Menjëherë pas fitimit të pavarësisë në Maqedoni u arrit konsensus i gjerë shoqëror se e ardhmja jonë është në NATO dhe BE. Fatkeqësisht, pavarësisht kushteve të përmbushura 13 vjet më parë, për shkak të mosmarrëveshjes me Greqinë, ne as nuk u bëmë anëtare e NATO-s, as nuk filluam bisedimet me BE-në. Na ishte paralajmëruar, po madje edhe garantuar se Marrëveshja e Prespës është çelësi që do të hapë të dyja dyert. Fatkeqësisht, doli që nuk ishte kështu. Ne u bëmë anëtare të NATO-s, por për shkak të pozicioneve të Bullgarisë nuk mund të fillojmë bisedimet me BE-në, tha ish-presidenti Branko Cërvenkovski në fjalimin e tij në Takimin Shkencor në AMSHA “Shteti modern maqedonas – dy etapa në procesin e formimit dhe zhvillimit të tij: vitet 1941-1991/1991-2021” me rastin e 30 viteve të pavarësisë.

“Sidoqoftë, nuk do të barazoja Marrëveshjen e Prespës me Greqinë dhe Marrëveshjen e Miqësisë dhe Bashkëpunimit me Bullgarinë për të paktën një arsye. Marrëveshja e Prespës me Greqinë, të cilën nuk e konsideroj të mirë, aq më pak ideale, por një zgjedhje të së keqes më të vogël, megjithatë mbylli një çështje të vështirë të hapur. Marrëveshja me Bullgarinë jo vetëm që nuk mbylli asnjë çështje, por përkundrazi, hapi kutinë e Pandorës dhe krijoi bazën për një seri të tërë kërkesash nga Bullgaria, të cilat depërtojnë deri në atë masë në identitetin dhe historinë tonë kombëtare, saqë kompromis thjesht nuk është i mundur”, tha Cërvenkovski. Ai iu referua një teme tjetër rreth integrimit tonë evropian, e cila thotë ai, konsiderohet si opsioni ynë i vetëm.

“Mantra që dëgjojmë vazhdimisht nga politikanët aktualë në vendin tonë është: Anëtarësimi i plotfuqishëm në BE është opsioni ynë i vetëm për të cilin nuk ka alternativë. Nuk ekziston dhe ne nuk mendojmë fare për planin B. Parashtroj pyetjen, e çfarë nëse jo për shkak nesh, jo sepse ne nuk duam ose nuk jemi gati për t’i zbatuar reformat e nevojshme dhe për të përmbushur kriteret e nevojshme, por për shkak se vetë BE-ja vendosi të mos ketë zgjerim të mëtejshëm, për shembull sepse kështu siç është me anëtaret ekzistuese, është pamjaftueshëm funksionale dhe efikase, se eventualisht anëtaret e reja do të komplikojnë në mënyrë plotësuese mënyrën edhe ashtu tepër të komplikuar të vendimmarrjes dhe krijimit të politikave të përbashkëta? Ndërsa mendime të tilla tashmë ka në kuadër të Bashkimit. Çfarë do të bëjmë në atë rast ne për të cilët nuk ka alternativë tjetër? A do të shfuqizojmë veten, a do të shpërndahemi si shtet? Ose duhet të gjejmë alternativë”, pyeti Cërvenkovski.

Ai tha se gjithashtu nuk shikon alternativë në lindje apo lindjen e largët, por pyeti nëse në atë rast kemi kapacitetin tonë shoqëror, vullnetin politik dhe vizion të qartë për të qëndrojmë dhe zhvillohemi si shtet sovran dhe pa anëtarësim të plotfuqishëm në BE.

“Nëse ideja jonë kryesore udhëheqëse është: “NATO-ja do të na mbrojë, BE-ja do të na ushqejë”, pohoj se as nuk do të mbrohemi as nuk do të ushqehemi. A nuk është logjike që askush nga jashtë të mos jetë më i interesuar se ne në çfarë shteti do të jetojmë dhe çfarë shteti do t’u lëmë fëmijëve dhe nipërve tanë. Pra nëse është e logjikshme çfarë na pengon të sillemi ashtu ndaj vendit tonë”, tha ish-presidenti Cërvenkovski.

Për arritjen e qëllimit tonë strategjik për anëtarësim të plotë në BE dhe sigurimin e të ardhmes prosperuese dhe të sigurt të vendit edhe pse anëtarësimi në BE nuk është i mundur, “ai mendon se nevojitet Platformë që duhet të përgatitet nga ana e institucioneve udhëheqëse shkencore, arsimore dhe ekonomike në vend”.

Në ditën e parë të Tubimit shkencor solemn nën organizim të ASHAM-it, fjalime kanë mbajtur edhe presidenti aktual Stevo Pendarovski, ish presidenti Gjorgje Ivanov, pastaj Zhivko Kondevi, shef i Kabinetit të presidentit të parë të shtetit Kiro Gligorov dhe Vllado Popovski i cili ka qenë këshilltar në Kabinetin e presidentit Boris Trajkovski.

Tubimi shkencor “Shteti bashkëkohor i Maqedonisë së Veriut – dy etapa në procesin e formimit të tij dhe zhvillimit 1941-1991/1991-2021” është në kuadër të shënimit të 30 vjetorit të pavarësisë së shtetit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close