
Sot ecëm me Luftëtarët. Duke filluar nga viti 2019, ne kemi bërë shumë së bashku. Ne kemi përmirësuar në mënyrë sistematike qasjen dhe cilësinë e kujdesit shëndetësor për pacientët me kancer të gjirit dhe sëmundje të tjera malinje. Në vendin tonë, nuk ka më një pacient me sëmundje malinje, të cilit nuk i ofrohet cilësia më e lartë, terapi inovative biologjike dhe mundësi për kontroll në disa qendra në të gjithë vendin. Pacientët që nuk jetojnë në Shkup, tani marrin terapi në qytetin e tyre, dhe nëse nuk janë të lëvizshëm, ajo merret në shtëpi përmes Kryqit të Kuq. Përveç trajtimit, pacientët kanë mbështetje psikologjike e cila është një nga segmentet më të rëndësishme për trajtimin e suksesshëm të sëmundjeve.
Ne mbetemi të përkushtuar në ofrimin e kujdesit shëndetësor maksimal për të gjithë qytetarët tanë dhe bashkëpunim aktiv dhe gjithëpërfshirës me organizatat e shoqërisë civile. Vetëm me përpjekje të përbashkëta mund të përmirësojmë sistemin tonë shëndetësor. Ekzaminimet e rregullta mjekësore dhe vetëkontrolli i gjirit janë më efektive për zbulimin dhe diagnostikimin e hershëm të sëmundjes. Ti nuk je vetëm! Përpara Trëndafili!
Shkruan Filipçe në facebook.






