
Sipas kësaj partie, deklaratat e këtilla të dy drejtuesve qeveritarë dhe liferimet me numrat kanë rritur edhe më shumë dyshimet për atë se çfarë po ndodh me regjistrimin.
“Qeveria dhe Enti Shtetëror për Statistikë duhet urgjentisht të japin llogari se çfarë po ndodh me faqen dhe bazën e të dhënave të regjistrimit, çfarë dëmi kanë shkaktuar sulmuesit kibernetik, a janë prekur të dhënat e diasporës dhe kush do të mbajë përgjegjësi për ndërhyrjet eventuale në shifra”.



