LajmeRajonTopLajm

Komisioneri i BE-së thirrje Kosovës dhe Serbisë për ulje të tensioneve

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi, i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të ulin tensionet dhe të gjejnë zgjidhje përmes dialogut për lëvizjen e lirë të qytetarëve pas vendosjes së reciprocitetit nga Kosova për targat e veturave serbe.

Përmes një publikimi në Twitter, Varhelyi deklaroi se veprimet e njëanshme prodhojnë vetëm tension.

“Serbia dhe Kosova. Është e domosdoshme që të përmbahuni dhe të ulni tensionet, t’i ktheheni dialogut dhe të siguroni lirinë e lëvizjes pa u vonuar. Veprimet e njëanshme nuk janë kurrë zgjidhje. Ata çojnë vetëm në tensione të panevojshme dhe duhet të ndalen”, theksoi ai.

Qeveria e Kosovës, saktësisht Ministria e Punëve të Brendshme të hënën mori vendim për reciprocitet me Serbinë, në lidhje me targat e automjeteve.

Kësisoj secili automjet që hynë në Kosovë duhet të ketë targat e përkohshme, në të kundërtën do ti pamundësohet hyrja.

Të gjitha targat “GL,PR,KM” do të shkatërrohen ndërsa ato që janë zyrtare të Serbisë duhet që të marrin targat provuese, apo të përkohshme në kuadër të Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve./

Related Articles

Back to top button
Close
Close