
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se ka arrestuar një 58-vjeçar nga Tetova për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka kryer veprën penale “falsifikim parash”.
“Më 15.09.2021 në ora 22.10 në rrugën “Jane Sandaski” në Tetovë policët e Sektorit të Punëve të Brendshme Tetovë e kanë privuar nga liria B.K.(58) nga Tetova për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka kryer veprën penale “falsifikim parash”. Më 14.09.2021 rreth orës 22.00 në market në rrugën “Jane Sandaski” në Tetovë ka lëshuar në qarkullim bankënotë të falsifikuar prej 100 euro, për rregullshmërinë e së cilës i punësuari ka dyshuar dhe e ka denoncuar në Stacion Policor”, thanë nga MPB-ja, transmeton TV21.
Pas dokumentimit të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.



