Komuniteti shqiptar në Teksas pritet të zhvillojë sot një protestë në Austin, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.
Sipas njoftimit për protestën, tubimi do të mbahet në orën 13:00, pranë ndërtesës së Kapitolit të Teksasit në Austin, transmeton Klankosova.tv.
Organizatorët e kanë paraqitur aktivitetin si një protestë për drejtësi, gjykim të drejtë dhe në kundërshtim me atë që e konsiderojnë si ndjekje politike ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së.
Protesta vjen pas aktgjykimit të 16 shtatorit nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Gjykata i dënoi Thaçin dhe Krasniqin me nga 25 vjet burgim, Veselin me 18 vjet, ndërsa Selimin me 13 vjet, gjithsej 81 vjet burgim.



