Kim Kardashian sërish ‘i tmerron’ njerëzit, shfaqet komplet në të zeza në Met Gala 2021

Ajo është e njohur për pamjet e saj ekstravagante në Met Gala duke përfshirë veshjen e saj mahnitshme nga “Thierry Mugler” në vitin 2019.
Por Kim Kardashian befasoi shumë të hënën teksa shkoi për një pamje krejtësisht minimaliste të frymëzuar nga burri i saj i ndarë Kanye West në natën më të madhe të modës, shkruan DailyMail.
Miliarderja 40-vjeçare mbuloi plotësisht fytyrën e saj në një veshje “Balenciaga” tërësisht të zezë kokë e këmbë, përfshirë fytyrën, teksa mbërriti në Muzeun Metropolitan të Artit në New York të hënën.
Ndonëse u shfaq mbuluar plotësisht, Kim hargjoi orë të tëra në karrigen e makijazhit, me mikun e saj shqiptar Mario Dedivanovic, i cili u kujdes për tretmanin e saj.
Artisti 37-vjeçar i makijazhit u shfaq duke aplikuar markën luksoze të kujdesit për lëkurën “La Mer’s Crème de la Mer” në fytyrën e saj.
Nuk dukej të ishte vetëm një krem hidratues në fytyrën e saj, pasi Mario ndau një imazh tjetër të Kimit, i cili tregonte shtesat që po aplikoheshin në flokët e saj.





