LajmeSport

LAPORTA I ZEMËRUAR ME KOEMAN: TRI NDESHJE PËR TË SHPËTUAR STOLIN

Humbja e shëmtuar e Barcelonës, pa as edhe një goditje në portë, kundër Bayern Munich në Ligën e Kampionëve, vë në pikëpyetje pozicionin e trajnerit Ronald Koeman.

Pas ndeshjes, presidenti Laporta u mbyll në një dhomë me nënpresidentin Yuste dhe menaxherin Alemany për një mini-samit që zgjati deri në orën 2 të mëngjesit.

Sipas Sport, holandezi ka tri ndeshje në dispozicion (Granada, Cadiz dhe Levante) për të shmangur shkarkimin.

Në gusht 2020, 2-8 në Lisbonë kundër bavarezëve i kishte dhënë fund menaxhimit të Quique Setien dhe tani, pak më shumë se një vit më vonë, historia mund të përsëritet.

Pas paraqitjes së shëmtuar në Camp Nou, në bankën e të akuzuarve përfundon trajneri Koeman, i mbrojtur dhe mbështetur gjithmonë nga Laporta, por pozicioni i të cilit tani fillon të lëkundet.

Arsyetimet sigurisht që nuk i mungojnë trajnerit portokalli, i cili pa Messin dhe Griezmann të largoheshin, dhe nuk mund të mbështetet tek Ansu Fati, Aguero, Dembélé dhe së fundmi Braitheaite, të gjithë sulmues, të gjithë të dëmtuar. Lëndimet e Pedri dhe Jordi Alba erdhën për të sanksionuar momentin e keq nga të gjitha këndvështrimet.

Laporta është i zemëruar me trajnerin e tij, por nuk dëshiron të marrë vendime të nxituara. Ajo që duket e sigurt është se “ekzekutuesi” i Sampdorias në Kupën e Kampionëve, do të luajë bankinën kundër tre skuadrave, që sigurisht nuk janë të parezistueshme. Presidenti pret një reagim nga ekipi, shfaqje bindëse dhe 9 pikë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close