LajmeMaqedoniTopLajm

“Ky është tërë dokumentacioni për ndërtimin e Qendrës Kovid”, tha Filipçe teksa kapi në duar një grumbuj letrash

“Ky është tërë dokumentacioni për blerjen dhe vendosjen e spitaleve modulare”.

 

Kështu u deklarua ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe nga foltorja e Qeverisë me çka siguron se qendrat Kovid janë ndërtuar në bazë të standardeve.

 

“Janë respektuar të gjitha standardet dhe procedurat gjatë realizimit të projekteve të këtilla të cilat janë mbështetur nga Banka Botërore. Hetimi gjithashtu duhet të tregojë edhe për mënyrën se si është realizuar pranim-dorëzimi i objekti në përdorim”, tha Filipçe, transmeton TV21.

 

Kjo deklaratë e Filipçes vjen pasi me djegien e qendrës Kovid në Tetovë, u hodhën dyshime në publik për cilësinë e ndërtimit të tyre, pasi u njoftuar se zjarri që shkrumboi objektin ku ishin të shtrirë pacientët me Kovid, nuk është shkaktuar qëllimshëm.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close