LajmeRajonTopLajm

24 policë kanë vdekur nga COVID-19

Është mbajtur ceremonia solemne për nder të 22-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës.Në shënimin e kësaj dite, i pranishëm ishte edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili tha që si pasojë e COVID-19 kanë vdekur 24 pjesëtarë të Policisë, kurse janë vaksinuar 7,912 dhe sipas tij priten të vaksinohen 1,268 policë.“Nga një vit e gjysmë pandemi Policia gjithmonë ka qëndruar në front vetëm e vetëm që të mbrojnë qytetarët dhe fatkeqësisht kemi 24 policë të vdekur nga pandemia”, tha Sveçla.

Sipas tij, kjo ditë do të festohej ndryshe por si pasojë e pandemisë organizimi u bë në mënyrë simbolike.Ndërsa Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti kërkoi nga secili pjesëtar i policisë që të mos shkelin asnjëherë besimin e qytetarëve.“Puna e secilit pjesëtar të policisë është e lidhur ngushtë me punën dhe përgjegjësinë që kemi. Të sigurosh jetën dhe pronën e qytetarit është një përgjegjësi mjaft e madhe”, tha Mehmeti.Tutje ai nderoi dhe kujtoi 21 zyrtarët policorë që kanë rënë në detyrë dhe sipas tij ata janë frymëzim për të vazhduar përpara.

Related Articles

Back to top button
Close
Close