Kategoria e Parë/ Pogradeci frenohet nga Sopoti, ngec edhe Bylis

Katër ndeshjet që përmbyllën javën e 6 të Kategorisë së Parë dhuruan një rezultat surprizë.

Bëhet fjalë për Pogradecin që është frenuar në shtëpi nga Sopoti, një ndeshe kjo që përfundoi me barazimin 2-2. Kambato dhe Preknicaj ishin autorët e golave për skuadrën liqenore, ndërsa për Sopotin gjetën rrugën e rrjetës Troksi dhe Lika.

Bylisi nuk përfitoi nga ky frenim i Pogradecit, pasi edhe skuadra ballshiote mori vetëm 1 pikë në ndeshjen e saj në transfertë ndaj Korabit, një sfidë që u mbyll me barazimin 0-0.

Nuk gaboi Iliria në Fushë Krujë që mundi Burrelin me rezultatin 1-0 me golin e shënuar nga Diarrasuba që në minutën e 15. Fitore shënoi edhe Besëlidhja që iu imponua Kastriotit duke e mposhtur me rezultatin 3-1. Për lezhjanët shënuar Alidema, Hila dhe Delaj, ndërsa te skuadra krutane golin e vetëm e shënoi Beshiraj.

REZULTATET

Pogradeci-Sopoti 2-2

Korabi-Bylis 0-0

Iliria-Burreli 1-0

Besëlidhja-Kastrioti 3-1