
Kryetari i Partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Hradainaj ka reaguar pas deklarimit të numrit të madh të viktimave gjatë 24 orëve të fundit.
Sipas tij kjo klasë politike duhet të kthjellet, sepse vendi ynë po përballet me një situatë jashtëzakonisht të rëndë.
“Përtej politikës, ky pushtet e kjo klasë politike duhet të kthjellet. Situata është jashtëzakonisht e rëndë dhe nuk menaxhohet me takime rutinë e me masa sipërfaqësore. Kryeministri Kurti ta kuptojë seriozitetin e gjendjes së krijuar dhe të veprojë në përputhje me situatën”, thuhet në ragimin e Haradinajt./Zëri
Reagimi i plotë i Haradinajt:
36 prej nesh, prej sot nuk janë më. Ky është një rekord i zi për Kosovën. Përtej politikës, ky pushtet e kjo klasë politike duhet të kthjellet.
Situata është jashtëzakonisht e rëndë dhe nuk menaxhohet me takime rutinë e me masa sipërfaqësore. Qeveria duhet t’i orientojë krejt potencialet njerëzore e financiare në mbrojtje të shëndetit të popullit. Detyrë mbi detyrat sot është mposhtja e sëmundjes së shekullit.
Me shpresë se ky i sotmi është rekordi i fundit i zi, e ftoj Kryeministrin Kurti ta kuptojë seriozitetin e gjendjes së krijuar dhe të veprojë në përputhje me situatën.
Atyre që sot e gjithë këto ditë i kanë humbur të dashurit e tyre, ngushëllimet më të sinqerta!
RH



