Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, përmes një postimi në profilin e tij në FB ka shprehur ngushllime për familjen e veprimtarit të arsimit shqip në Maqedoni, Haxhi Bari Ganiu.
Kasami në shkruan se “Lajmi për vdekjen e Haxhi Bari Ganiut, na preku thellë zemrat tona, duke e ditur kontributin e tij të dhënë në sferën e arsimit. Haxhi Bariu ishte ndër burrat e rrallë vizionar, atdhedashës dhe që e donte zhvillimin e arsimit shqip në Maqedoninë e Veriut. Pikërisht, në atë kur askush nuk e mendonte, Haxhi Bariu hapi dyert e shtëpisë së tij në Tetovë për të nënshkruar aktin për themelimin e Universitetit të Tetovës.



