Nga 1 shtatori, dokumente të Covid-19 për hyrje dhe dalje nga Maqedonia
Nga 1 shtatori i vitit 2021, shtetasit vendas dhe të huaj që hyjnë në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut duhet të paraqesin-certifikatën e vaksinimit nga virusi SARS-CoV-2, marrjen e të paktën dy dozave të vaksinës, ose certifikatë/vërtetim për kalimin e COVID-19 në 45 ditët e fundit, ose vërtetim mjekësor me rezultat negativ nga testi PCR SARS-CoV-2, 72 orë para hyrjes në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Shtetasit e huaj që kalojnë tranzit në vend do të mund ta bëjnë këtë në afat prej 5 orëve me deklaratë të nënshkruar paraprakisht në hyrje të vendit, të cilën duhet ta dorëzojnë para kontrollit kufitar në dalje nga vendi.



