Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, ka zhvilluar sot një takim me ambasadorin e Belgjikës në Kosovë, Arnaud Dusaucy.
Schuebel bëri të ditur se në takim është diskutuar për mbështetjen politike dhe financiare që Bashkimi Evropian dhe shtetet anëtare i ofrojnë Kosovës në rrugën drejt integrimit evropian.
“Ne vazhdojmë të qëndrojmë me Kosovën”, ka shkruar Schuebel në një postim në rrjetin social “X”.
Takimi është zhvilluar në kuadër të kontakteve të Schuebel me përfaqësuesit diplomatikë të vendeve të BE-së në Kosovë.


