KulturëLajmeMaqedoni

A do të kthehen nxënësit në shkollë? Carovska: Janë përgatitur 3 skenarë për vitin shkollor

Fëmijët të cilët për arsye shëndetësore, ose edhe për shkak të infektimit me Covid-19 nuk do të mund të ndjekin mësimin me prezencë fizike, të njëjtit do të mund të vazhdojnë të ndjekin mësim online. Kështu deklaroi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska. E njëjta vlen edhe për fëmijët të cilët kanë anëtarë të familjes me sëmundje kronike.

“Të gjitha praktikat në botë por edhe në shtetin tonë tregojnë se edhe shëndeti mental dhe socializimi janë pjesë e mësimit, prandaj duhet që shkollat sipas protokolleve të mbajnë mësim, nxënësit që nuk do të mund të ndjekin mësimin me prezencë fizike do të vazhdojnë përmes platformës nacionale të ndjekin mësimin online”, tha Milla Carovska – Ministre e Arsimit dhe Shkencës.

Por, nëse situata me virusin përkeqësohet edhe më shumë, Ministria e Arsimit ka përgatitur 3 skenarë të mundshme për fillimin e vitit shkollor.

“Ministria e Arsimi është e përgatitur për 3 skenarë. Do të zbatohet mësimi me prezencë fizike deri në momentin që na lejon Komisioni për Sëmundje Infektive. Nëse situata përkeqësohet , ose nëse futemi në rrezik më të madh nga ky që jemi sot, atëherë jemi të gatshëm që të ndryshojmë skenarin që do të jetë adekuat për gjendjen”, shtoi Carovska.

Ndërkohë një raport i Ambasadës së parë të fëmijëve “Megjashi” thotë se shumica e fëmijëve duan që të kthehen në banka shkollore, ndërsa si arsye kanë theksuar mungesën që kanë ndjerë për shokët dhe shoqet.

“5% nga nxënësit kanë qene plotësisht të shkyçur nga  mundësia për tu lidhur në mësimin online ose në largësi, pra nuk kanë pasur kompjuter, që gjë është shqetësuese. 1/3 e fëmijëve kanë theksuar se kompjuterin e kanë ndarë edhe me pjesëtarë të tjerë të familjes gjë që ka penguar në cilësinë e mësimit, ndërsa 68% prej tyre kanë theksuar se ndjenjën mungesë të lidhjes me shokët dhe shoqet dhe kanë hasur në vështirësi në krijimin e shoqërisë”, deklaroi Dragi Zmijanac – Ambasada e fëmijëve “Megjashi”.

Ministria e Arsimit ka përgatitur protokolle për shkollat se si zhvillohet mësimi dhe se si të mbrohen nga Covid-19, ku parashihet, mbajtja e maskave, dezinfektimi i duarve për nxënësit dhe stafin e shkollës, të vihen në funksion të gjitha hyrjet e shkollës si dhe nxënësve që vijnë me transport të organizuar t’u bëhet matja e temperaturës para hyrjes në autobus. Sipas protokolleve klasat do të punojnë me kapacitet të plotë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close