
Disa orë pasi Minstreja e arsimit dhe shkencës njoftoi se janë angazhuar 500 asisten arsimorë të ciëlët do të jenë mbështetje për fëmijët me aftësi të veçanta në procesin e regullt mësimorë nga Shtatori, prindërit në rrjetet sociale akuzuan se viti shkollorë asesi nuk do të filloj në shtator.
Në grupin “Libra dhe mësim patjetër të ketë” në FB ku në këtë grup janë më shumë se 70.000 prindër të nxënësve, administratorja dhe liderja e këtyre prindërve, Dragana Spasovska adresoi akuza të rënda në drejtim të ministres së arsimit dhe shkencës dhe jooficialisht ka mësuar se procesi mësimorë mund të mos fillojë në shtatorë.
” Nga informata jooficiale kemi marë vesh se mund të mos filloj procesi mësimorë në shtatorë. Do të pyesni pse? Jo oficialisht kemi marë vesh se përgaditja e librave për klasën e katër nuk janë as deri në gjysëm! Nuk ka paralajmërim për paisje digjitale për çdo nxënës a përgaditet digjitalizimi! Inkulzioni është larg nga e mundëshmja sepse nuk ka numër të mjaftushëm të asistentëve, kështu që njëri asistent do të ketë 3-4 fëmij me aftësi të kufizuara. Si do të përparojnë këta fëmij ministren nuk e brengos! Për qasje dhe transport deri në shkollë të këtyre fëmijëve nuk flet asgjë! Ama trajnime për sso dje rso po mbahen, ndërsa as gjysma e mësimdhënësve nuk janë trajnuar! Dëftesa nga viti kaluar ende nuk ka! Këtë nuk e kemi askund në botë! Kështu arsimi dhe kështu reforma për dy muaj as supermeni nuk mund të përgadis a ku mbeti ministreja!, qëndron në një pjesë të publikimit të Spasovskës në FB.
Prinëdrit nga një shtatori do ta bojkotojnë mësimin dhe do të protestojnë nëse Carovska vazhdon ” të insistojë në digjitalizim të plotë dhe aplikoj përmbajtje senszitive gjinore në arsim”, dhe ndërkohë paralajmëroi dhe ngritje të procedurës së ndryshime të ligjit pët arsim fillorë.




