LajmeMaqedoniTopLajm

Bujar Osmani: “5 shtetas të Maqedonisë janë në rrugë për Doha, pritet evakuimi edhe i 50 të tjerëve

Nga aeroporti i Kabullit 25 shtetas maqedonisë së veriut duhet të nisen me aeroplanin amerikan ushtarak ndërsa pritet edhe evakuimi i 50 qytetarëve tjerë nga Avganistani  ku gjatë 72 orëve të fundit siguria është përkeqsuar tha ministri i punëne të jashtme Bujar Osmani, përcjellë TOP24.

” Rreth 50 qytetarl të cilët këtë mëngjes ishin në aeroportin e Kabullit, rreth 25 ose gjysma tani gjenden në terminalin ushtarak dhe janë regjistruar në aeroplanin radhës ushtarak të armatës amerikane dhe do të jenë drejtuar për në Doha, Katar nga ku kthimi i tyre në vend është i pandërprerë. 25 qytetarët e mbetur do janë drejtuar në linjën e radhës dhe tani po punojmë në regjistrimin e tyre dhe më pas evakuimin direkt nga aeroporti në Kabull. Disponojmë me informacione edhe për 25 qytetarë të cilët ndodhen në bazën Amerikane në Kabull e cila gjendet në afërsi të aeroportit të Kabullit. Ata janë të sigurtë dhe për momentin janë në listën e pritjes që të transferohen drejtë aeroportit që më pas të evakuohen. Tani për tani nuk kemi informata për qytetarë tjerë në Avganistan  dhe deri tani nuk është lajmëruar asnjë qytetarë i cili gjendet në pjesë të pasigurtë. Gjithsesi vazhdojmë në mënyrë të vazhdueshme ta ndjekim situatën në Avganistan, tha Bujar Osmani”, shkruan TOP24.

http://

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close