
Për hyrje dhe dalje nga vendi test PCR, certifikatë vaksinimi ose dëshmi se keni kaluar sëmundjen
Shkup, 16 gusht 2021 (MIA) – Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka informuar se në takimin e sotëm me anëtarët e Komisionit për sëmundje ngjitëse kanë diskutuar për vënien e masave plotësuese- për hyrje dhe dalje nga vendi për të gjithë qytetarët, shtetas tanë ose të huaj, të kërkohet vërtetim për marrje të vaksinës, test PCR negativ ose dëshmi se kanë kaluar sëmundjen.
Për këtë masë nesër do të diskutohet në mënyrë plotësuese edhe në seancë të qeverisë.
“Nesër do të diskutohet si për masën, ashtu edhe për kohën kur ajo do të zbatohet, duke pasur parasysh se shumë qytetarë tanë tani janë jashtë shtetit”, ka deklaruar Filipçe.
Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për ato që janë kthyer nga Afganistani, Filipçe ka thënë se bisedohet që së pari të ketë karantinë të detyrueshme 14 ditore, do të propozohet deri te Qeveria dhe nesër do të diskutohet dhe të rekomandohet vaksinim kundër Kovid-19.



