LajmeMaqedoniTopLajm

Grubi; 20 Vite pas MO-së, Kërçova dëshmitari i asaj që është bërë

Zëvendëskryeministri i RMV, Artan Grubi në vigjilje të 20 vjetorit të MO-së ka organizuar një panel diskutimi në Kërçovë, ku temë e këtij paneli ishte “Decentralizimi, para dhe pas Marrëveshjes së Ohrit”.

Grubi ka shtuar se me Fatmir Deharin ky qytet ka ndryshuar.TOP24

Kur sheh Kërçovën 20 vite pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit kuptojmë sa në të vërtetë është punuar për të arritur barazinë dhe mund të jemi krenar që gjithë këto vite me Fatmir Deharin në krye të saj kemi dëshmuar kapacitetin tonë udhëheqës për të pasur një komunë të barabartë për të gjithë që synim parësor ka jetën cilësore.

Mbi këto të arritura diskutuam sot në panel diskutimin me temë “Decentralizimi, para dhe pas Marrëveshjes së Ohrit” bashkë me banorët e Kërçovës duke analizuar poashtu edhe procesin e decentralizimit dhe fazat e avancimit të tij si njëra nga shtyllat e Marrëveshjes së Ohrit.

Jam i sigurtë se Fatmir Dehari në zgjedhjet lokale do të shënojë fitoren e rradhes për të vazhduar rrugëtimin progresiv në frymën e Marrëveshjes së Ohrit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close